PRODUKTI
Regjistrimi
Plotëso fushat e regjistrimit në aplikacion dhe menjëherë do merrësh një kod në adresën e e-mailit që ke shënuar. Përdor këtë kod për të përfunduar regjistrimin.


Skanimi
Fokuso kameran e telefonit tënd mbi barkodin e produktit dhe merr informacion në më pak se 1 sekondë.
Shporta

Krijo shportën tënde digjitale duke shtuar produktet pas çdo skanimi.
Përfundimi

Pasi të kesh kryer pagesën do të të shfaqet në telefon një kod QR. Ky kod do të të shërbejë për të dalë i/e qetë nga dyqani.
PSE
SCAN&GO
I sigurt
Aplikacioni është testuar dhe çertifikuar duke patur nivelet më të larta të sigurisë nëpërmjet “Pen-Test”, për të garantuar që të dhënat e tua personale apo bankare, të jenë të paprekshme.


S'ka më radhë
Radhët tashmë do të jenë pjesë e së shkuarës. Dil i/e sigurtë nga dyqani, pa pritur te arka dhe duke shmangur kontaktet me të tjerët.
FALAS
Po, e vertetë! Nuk do paguash asgjë për këtë shërbim risi.


Lista e blerjeve
Aplikacioni ofron listë elektronike blerjesh. Nuk ka më nevojë të shkruash në letër pasi gjithçka ruhet në Scan & Go.
Pa para në dorë, pa karta
Pagesë me një klikim direkt nga telefoni. Pa patur nevojë të shtosh karta apo të paguash me para në dorë.


Informacion mbi produktet
Dëshiron të informohesh mbi produktet? Sa herë të shfaqet ikona "i" shtype, për të parë pasqyrën e përbërësve të produktit. Kështu mund të jesh i/e sigurtë që po bën zgjedhjen e duhur.
Transparencë e plotë
Gjithçka që ofron aplikacioni është e dukshme dhe e prekshme. Nuk paguan asgjë për shërbimin, përfiton shmangien e radhëve, listën elektronike të produkteve, faturën elektronike, historikun e blerjeve si dhe pagesa në kohë reale.

SCAN&GO Video shpjeguese
Unë mendoj se...
Na kontaktoni : scan.go@outlook.com | Rr. Merdar Shtylla, Kompleksi Kika, Godina 1, Shk. 2, Tirane
