Informacion Ligjor

Kushdo qe akseson kete faqe interneti te Scan&Go nepermjet rrjetit nderkombetar (http://www.go-scan.com) bie dakort me kushtet si vijojne:

 

Perdorimi i Faqes se Internetit te Scan&Go

E tere permbajtja e faqes se Scan&Go eshte subjekt i te drejtave te autorit me te gjitha te drejtat e rezervuara. Cdo shkarkim apo kopjim nga kjo faqe e Scan&Go nuk do te konsiderohet si transferim i te drejtave tek ju. Ju nuk mund te riprodhoni (pjeserisht apo teresisht), transmetoni (ne rruge elektronike apo anasjelltas), modifikoni apo perdorni permbajtjen e faqes se Scan&Go per qellime perfitimi, pa marre paraprakisht miratimin me shkrim nga Scan&Go per kete qellim. Gjithashtu, Scan&Go rezervon te drejten qe ne cdo kohe te kryeje modifikime apo ndryshime  te permbajtjes se kesaj faqeje.

Asnje Oferte apo Garanci

Permbajtja e faqes se Scan&Go nuk do te interpretohet si kerkese ose oferte, apo rekomandim per te siguruar ose disponuar ndonje investim ose per t’u angazhuar ne ndonje tjeter transaksion. Informacionet dhe opinionet qe faqja e Scan&Go permban, mundesohen pa garanci te asnje lloji, qofte kjo e shprehur apo e nenkuptuar. 

Kufizimi i Pergjegjesise

Ne asnje rast, perfshire (por pa u kufizuar) neglizhencen, Scan&Go do te jete pergjegjese per ndonje humbje apo demtim te cfaredo lloji, perfshire (por pa u kufizuar) ne dem te drejtperdrejte apo te terthorte, ardhur si pasoje apo ne lidhje me aksesimin, perdorimin, performimin, shfletimin apo nderlidhjen me faqen e internetit te Scan&Go.

Faqe Interneti te Lidhura

Gjate hyrjes (aksesimit) ne ndonje apo disa prej faqeve te internetit lidhura me faqen e Scan&Go ju mund te dilni nga kjo e fundit. Scan&Go ju njofton se nuk ka verifikuar asnje prej ketyre faqeve te internetit lidhura me te dhe nuk verteton apo mban pergjegjesi per permbajtjen e ketyre faqeve apo produkteve, sherbimeve ose artikujve te tjere ofruar nepermjet ketyre faqeve.

Mbrojtja e të dhënave personale

Informacion bazuar në Nenet 13 dhe 14 të Rregullores së Përgjithshme Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR) dhe Ligjit nr. 9887 dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale”

Nëpërmjet këtij dokumenti ju informojmë për përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe të drejtat që ju takojnë. Përmbajtja dhe fusha e përpunimit të të dhënave tuaja personale lidhet ngushtë me produktet dhe shërbimet që keni kërkuar, ose për të cilat është rënë dakord me ju. 

Çfarë të dhënash përpunohen dhe nga cilat burime vijnë ato?

Ne përpunojmë të dhëna që i marrim nga ju vetem per qellime statistikore, studim tregu si dhe informuese sa i perket zgjidhjes inovative Scan&Go. Informacioni qe marrim nga ju eshte i limituar ne Emer, Mbiemer dhe adrese email si dhe cdo te dhene tjeter te cilen ju mund ta depozitoni ne menyre terresisht vullnetare ne fushat e komenteve.

 

Për çfarë arsye dhe mbi çfarë baze ligjore përpunohen të dhënat?

Ne përpunojmë të dhënat në përputhje me dispozitat e “Rregullores së Përgjithshme Europiane Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (GDPR) dhe Ligjin vendas nr.9887 dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Për të mbrojtur interesin e ligjshëm (Neni 6 (1) (f) i GDPR; Neni (6) (dh) i Ligjit “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale”) në marketingun e shërbimeve tona.

Vlerësohet përpunimi i të dhënave tuaja nga Scan&Go me qëllim që:

 

T’ju japim informacion të personalizuar për daljen live te Scan&Go apo edhe oferta apo promocione te ndryshme;

Të zhvillojmë shërbimet dhe produktet tona që i përshtaten sa më mirë interesave dhe situatës tuaj jetësore;

Për të përmirësuar dhe lehtësuar sa më shumë përdorimin e shërbimeve tona si p.sh aplikacione, pajisje për vetshërbim etj.

Bazuar në interesin tonë legjitim për marketingun e shërbimeve tona. Vlerësimi i të dhënave për këtë qëllim zgjat për aq kohë sa nuk keni kundërshtuar këtë. Të dhënat në vijim, të cilat mblidhen nga vet Scan&Go, apo që ja keni dhënë ju Scan&Go, do të vlerësohen:

 

Të dhëna të gjeneruara nga përmbajtja e veprimeve të përdoruesit

Informacioni i ngarkuar në faqen e Scan&Go, apo në aplikacionet, siç janë komentet, apo informacione personale, ose të ngjashmet me to.

 

 Kush i merr të dhënat e mia?

Ekipi i Scan&Go qe eshte i perbere nga 4 anetare.

Nëse ka një detyrim ligjor apo rregullator nga autoritetet publike dhe nga institucionet te cileve ligji ju a njeh kete tager mund të jenë marrës të të dhënave tuaja.

 

Për sa kohë ruhen të dhënat e mia?

Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale te deklaruara vullnetarisht ne faqen tone web per aq koh sa do te zgjase zhvillimi i idese Scan&Go dhe jo me vone se data 31/10/2020.


Çfarë të drejtash kam unë lidhur me të dhënat personale?

 

Ju keni të drejtën për akses, të drejtën për të kërkuar korrigjimin e të dhënave, fshirjen, apo kufizimin e përpunimit të të dhënave të ruajtura nga ne. Keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin dhe të drejtën të zhvendosni të dhënat në përputhje me GDPR dhe Ligjin “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Ankesat mund t’i adresoni tek Komisioneri për Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” http://www.idp.al


Jam i detyruar të jap të dhënat e mia?

Ju nuk jeni të detyruar të na jepni të dhënat tuaja.  Mbledhja e te dhenave te deklaruara nepermjet faqes Scan&Go, behet ne menyre teresisht vullnetare dhe me pelqimin tuaj. 


Google Analytics

Kjo faqe web-i përdor Google Analytics, një shërbim analitik web-i Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, USA (“Google”). Google Analytics përdor cookies, të cilat ruhen në kompjuterin tuaj. Ne përpunojmë të dhënat tuaja bazuar në interesin tonë legjitim për të krijuar një statistikë mbi lehtësinë e përdorimit të faqes (bazuar në Nenin 6 (1) (f) i GDPR; Nenin 6 (1) (dh) të Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”). Informacioni që gjenerohet nga Cookies lidhur me përdorimin e faqes tonë nga ana juaj (duke përfshirë adresën e anonimizuar të IP dhe ID të pseudonimizuar si edhe URL e aksesimit të faqes) transferohet dhe ruhet nga Google në servera në USA. Kjo faqe mundëson anonimizimin e IP nga Google Analytics. IP juaj shkurtohet nga Google brenda një shteti anëtar të Bashkimit Europian, apo në shtetet nënshkruese në zonën ekonomike Europiane. Google do ta përdor këtë informacion në interesin tonë për të bërë vlerësimin e përdorimit të faqes, për të krijuar raporte mbi aktivitetin e faqes dhe për të na dhënë infomracion që lidhet me përdorimin e faqes tonë në internet. Ju keni mundësi të parandaloni ruajtjen e Cookies, duke adaptuar motorin tuaj të kërkimit.

Megjithatë, ju bëjmë të qartë se, në këtë rast nuk do të jeni në gjendje të përdorni të gjithë funksionalitetet e kësaj faqeje web-i në shtrirjen e saj të plotë.

Ju mund të ndaloni Google të mbledhë të dhënat tuaja në lidhje me Google Analytics duke shkarkuar dhe instaluar adaptues të motorit të kërkimit në dispozicionin tuaj në link-un më poshtë:

http://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=de

 

Për më shumë informacion mbi termat e përdorimit dhe politikat e privatësisë së Google mund të vizitoni:  http://www.google.com/analytics/terms/de.html, https://policies.google.com/privacy/partners?hl=de ose https://www.google.at/intl/at/policies/.


Hartat Google

Në faqen tonë të web-it, ne përdorim shërbimet e faqes Google maps API. Ky shërbim oforhet nga Google, Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, USA. Duke integruar këtë shërbim në faqen tonë tek Google transferohen minimalisht këto të dhëna:  Adresa e IP, koha e vizitës në faqe, rezolucioni i ekranit të vizitorit, URL e faqes së web-it(referuesi) identifikimi i browser-it (agjenti i përdoruesit) dhe termat e kërkimit. Të dhënat transferohen pavarësisht nëse ju keni ose jo një llogari në Google. Në qoftë se jeni kyçur në një faqe, të dhënat do t’i ngarkohen llogarisë tuaj në google. Në qoftë se nuk dëshironi që këto të dhëna t’i ngarkohen profilit tuaj, ju duhet të çkyçeni/ para se aktivizoni butonin. Google. Inc e ruan këtë të dhënë të profileve të përdorimit dhe i përdor për qëllime publiciteti, kërkim tregu dhe/ose për të dizenjuar faqen, bazuar në orientimit të kërkesës së tregut. Ju keni të drejtë të kundërshtoni krijimin e këtyre profileve të përdoruesve, për këtë duhet të kontaktoni Google Inc. për ta ushtruar këtë të drejtë.

Për më shumë informacion mbi qëllimin dhe fushën e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave   nga Google, Inc., ju lutem kontaktoni  www.google.at/intl/de/policies/privacy/. Ne nuk përpunojmë të dhënat e impaktuara.

 


Regjistrimi në serverin e faqes së web-it

Sa herë që një përdorues akseson faqen tonë dhe sa herë që merr, ose ka përpjekje për të tërhequr të dhëna nga serveri, të dhënat për këtë proces ruhen në një file log.

Për ne nuk është direkt e mundshme të dallohet cili përdorues ka kërkuar dhe për cilat të dhëna.

Ne, gjithashtu, nuk përpiqemi ta mbledhim këtë informacion. Kjo do të ishte e mundur vetëm për rastet e parashikuara me ligj dhe me ndihmën e palëve të treta (p.sh ofruesit e shërbimit të Internetit). Të dhënat si vijon janë të regjistruara në çdo rast marrje informacioni: Adresa e IP, emri i file të shkarkuar, data dhe koha e shkarkimit, sasia e të dhënave të transferuara, mesazhi në rast se shkarkimi ishte i suksesshëm dhe mesazhi pse një file nuk ka arritur të shkarkohet, emri ofruesit të shërbimit të internetit për ju, nëse aplikohet sistemi i operimit, programi i përdorur nga motori i kërkimit në kompjuterin tuaj dhe faqja prej nga ku jeni nisur për të vizituar faqen tonë.

 

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është interesi ynë legjitim (në përputhje me nenet 6(1) (f) i GDPR; neni 6 (1) (dh) i Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”). Kjo gjë bëhet për të kapur, parandaluar, investiguar sulmet ndaj faqes tonë të web-it

Në vijim, ne përpunojmë të dhënat tuaja në raste të veçanta bazuar në interesin legjitim tonin apo të palëve të treta të legjitimuar në procese gjyqësore, apo në interes të autoriteteve të autorizuara ligjërisht, apo gjykatave.

Ruajtja e te dhenave tuaja do te zgjas deri ne perfundim te fazes se zhvillimit te idese Scan&Go por jo me vone se data 31/10/2020. Ruajtja për një periudhë më të gjatë mund të bëhet në rast se duhet të investigohet për raste sulmesh kundrejt faqes sone, apo për shkak të padive gjyqësore.    

 Please revise: Ju nuk jeni I detyruar te na jepni te dhenat. Ne mund te mbledhim te dhena vetem me pelqimin tuaj.

 Please align definimin me ate me lart per kohezgjatjen

DUA TË

INFORMOHEM

i PARI!

Ju lutem mendimin tuaj!

 Na kontaktoni : scan.go@outlook.com  |   Rr. Merdar Shtylla, Kompleksi Kika, Godina 1, Shk. 2, Tirane