Pyetje dhe përgjigje

Çfarë është aplikacioni Scan and Go?


Aplikacioni Scan & Go, i ndërtuar për përdorim në telefona Android dhe IOS, ju lehtëson të bërit pazar dhe ju ndihmon në shmangien e radhëve, shamangien e pagesave Cash nëpërmjet pagesave elektronike duke eleminuar nevojën për të paguar në kasat e supermarketit.




Çfarë ofon aplikacioni Scan and Go?


Aplikacioni ofron lehtësim dhe shërbime për minimizimin e kohës se kaluar në supermarket dhe në radhët e gjata.
- shërbimin e krijimit të shportës suaj dixhitale,
- shërbimin e pageseva elektronike nëpërmjet të dhënave bankare,
- shmangien e radhëve në dyqanet e aderuara në përdorimin e aplikacionit,
- krijimin e listës suaj të produkteve
- ruajtjen e informacionit sipas deshirës,
- ruajtjen e faturave elektronike,
- krijimin e profilit tuaj personal dhe te preferencave,
- grumbullimin e pikëve nëpërmjet kartës së klientit,
- oferta të personalizuara në bazë të preferencave personale dhe të dyqanit të përzgjedhur,
- oferta, kupona dhe ulje te çmimeve të produkteve gjatë përdorimit të aplikacionit.
- informim në kohë reale të ofertave ditore dhe mujore




Çfarë përfitimesh kam nëse përdor Scan and Go?


Scan & Go ka si qëllim lehtësimin, reformimin dhe inovimin e të bërit pazar. Me përdorimin e Scan & Go ju përfitoni:

- eliminimin e pagesave Cash
- eliminimin e radhëve dhe kohës së pritjeve në supermarket
- oferta, kupona dhe skonto ne dyqanet e aderuara në përdormin e aplikacionit.
- informim në kohë reale mbi ofertat e ditës
- oferta të përsonalizuara




Si mund të përfitoj oferta nëpërmjet Scan & Go?


Me aplikacionin Scan & Go ju përfitoni lehtësi në blerjen e produkteve në dyqan, pagesë dixhitale dhe jo Cash, shmangien e radhëve, ulje në dyqanet e aderuara në përdorimin e aplikacionit Scan & Go si dhe oferta të personalizuara sipas preferencave personale.




Cilat janë konstot për përdorimin e aplikacionit Scan & Go?


Përdoruesit e aplikacionit Scan & Go nuk kanë asnjë kosto në përdorimin e tij. Aplikacioni mund të shkarkohet në bazë të tipit të telefonit, instalohet dhe përdoret.




Cilat janë dyqanet ku mund të përdor aplikacionin Scan & Go? Ose potential, ku mund ta përdor aplikacionin Scan & Go?


Aplikacioni Scan & Go mund të përdoret në të gjitha dyqanet e aprovuara për përdorimin e saj si SPAR Teg etj.




Si mund të paguaj nëpërmjet aplikacionit Scan & Go?


Aplikacioni Scan & Go ofron mundësine e regjistrimit të të dhënave bankare dhe kartës së kreditit në aplikacion, dhe më pas përdorimin e këtyre të dhënave për pagesat e blerjeve ne dyqan. Të dhënat bankare të regjistrurara mund të përdoren nga përdoruesi për cdo pagesë në dyqanet e aderuara në përdorimin e aplikacionit Scan & Go.




Mund të përdor aplikacionin Scan & Go pa një llogari bankare?


Aplikacioni Scan & Go është ndërtuar për të ofruar një proces të plotë që përfshin blerjen e produkteve, pagesën dhe printimin e faturës elektronike, shmangien e radhëve dhe pagesave Cash. Në pamundësi të regjistrimit të një llogarie bankare, aplikacioni Scan & Go mund të përdoret pjesërisht në skanimin e produkteve, marrjen e informacioneve për produktin e dëshiruar, informimin mbi ofertat ditore si dhe informacione mbi programin dhe kartën e klientit. Përdoruesi që dëshiron të realizoj dhe pagesën dixhitale të blerjes, duhet të zotëroje një llogari bankare dhe të regjistrojë të dhënat e saj në aplikacionin Scan & Go.




A janë të sigurta të dhënat e mia të regjistruara në aplikacionin Scan & Go?


Të dhënat e regjistruara në aplikacionin Scan & Go janë të sigurta dhe sipas standarteve evropiane të sigurisë së informacionit dhe të privatesise. Cdo perdorues ka mundësi të shikojë, lexojë dhe pranojë kushtet e përdorimin dhe ruajtjes se të dhënave personale në aplikacion





DUA TË

INFORMOHEM

i PARI!

Ju lutem mendimin tuaj!

 Na kontaktoni : scan.go@outlook.com  |   Rr. Merdar Shtylla, Kompleksi Kika, Godina 1, Shk. 2, Tirane